Raporti i OSBE/ODHIR për 30 qershorin, Cakaj: Zgjedhjet ishin të rregullta

0

Në një konferencë për mediat, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.  tha se raporti në fjalë tregoi edhe një herë se zgjedhjet ishin demokratike.

Po ashtu ai pohoi se në raportin në fjalë vihej theksi tek dhuna ndaj institucioneve e ushtruar nga PD dhe LSI, (para dhe pas zgjedhjeve). “Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nuk kanë qenë vetëm zgjedhje demokratike, por në fakt edhe vendosje e një shembulli të pakthyeshëm historik se duke dëshmuar se qëndrueshmëria institucioneve është me e lartë sesa shuma e interesave partiake. Zgjedhjet e tejkaluan sjelljen e dhunshme. Raporti i OHDIR e cilëson sjelljen e PD dhe LSI, në raport me godinën e Kryeministrisë, si të dhunshme. Një ditë pas zgjedhjeve më me rëndësi sesa emrat e rinj që janë legjitimuar në këtë proces, ka qenë dëshmia se braktisja e parlamentit nuk mund të përkthehet në avancim institucional. Kësaj radhe kemi pasur shumë më shumë sesa bojkoti nga opozita. Jemi ekspozuar nga një dhunë vandaliste para dhe pas procesit zgjedhor. Këtë e thotë edhe raporti. Madje kemi pasur tentativa për bllokim të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Tashmë me publikimin e raportit, ekziston një opinion se procesi zgjedhor ka qen i rregullt”, tha ai.
vijon…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author