Çollaku/ Në kohën kur kërkohet arsye dhe serviret banalitet.

Banalitet mund te quhet qendrimi publik i nje ministre me emrin Elisa,lidhur me raportin ODIHR per 30 qershorin dhe krizen politike ne vend. Jam i sigurte te ngjashem do te beje Taulanti e patjeter Fredi.
Dalja e Gentit nuk ngjiti..,vetem gajasi.

Por e tera nuk eshte rastesi.
Eshte nje projekt i miremenduar.
Sa here ne vend ka krize e miqte (e huaj)na kerkojne ta zgjidhim duke u ulur dialoguar e aresyetuar,si pararoje dalin disa personazhe si Elisa,Fredi Taulanti.
Bejne deklarata provokuese ne ekstrem e shpesh dhe pertej kufirit te llogjikes,te lyer me arrogance .
Deklarata dhe arroganca irritojne,cudisin dhe nxisin replike. Por replika behet e veshtire dhe e gabuar nese deklaratat kane vec forme e jo permbajtje,pasi replika behet mbi permbajtjen.
Kur ska permbajtje ska replike.
Jane krijesa (publike)qe mjeshterisht Rama ka prodhuar per nje strategji qe shpesh ka funksionuar.
Personazhet jane te afte te thone cdo gje pa asnje kujdes e skrupull te brendshem ndaj aresyes e racionalitetit,jane emocionalisht imun nga mungesa e ketyre skrupujve,kane shkeputur cdo interes ne investimin e imazhit publik (u intereson vetem investimi te Shefi ).
Duke mos u kujdesur per llogjiken nuk kujdesen edhe per fjalorin. Thone cdo gje u kerkohet,si u kerkohet kur u kerkohet. Te bindur se edhe nese nuk bindin publikun kane bindur shefin.

Jane arme perfekte per te te ftuar e fituar ne betejat e banalitetit llogjik.
Strategjia ka funksionuar ne shumicen e rasteve.
Shpesh kane rezultuar si arme publike perfekte per te futur gjithe dynjane ne spiralen “e lagu se lagu”…derisa halli te harrohet e ne pritje te hallit te rradhes.

Ekspozohen sa here ka nevoje per aresye ,si antidod per asgjesimin e saj.

Por menyra me e mire per te mundur banalitetin e arsyes eshte ajo me e lashta dhe me e sigurta,mos angazhimi ne beteje me te.

Ndaj duhen lene ne konsumin e banalitetit llogjik e politik,ashtu si gjellen e prishur detyrohet ta haje,heret ose vone,ai qe e gatuan.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author