Ilir Meta: Mezi pres të kthehem tek Parlamenti”,

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje sa të drejtpërdrejtë dhe diplomatike, gazetarëve të shumtë që e kanë pyetur nëse do të paraqitet në Komisionin Hetimor parlamentar të ngritur posaçërisht për të, me nismën e mazhorancës: “Unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, ka theksuar Meta në fund

“Të dashur miqtë e mi gazetarë, – shkruan Meta në Fb. – Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!

Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.

Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author