Boksieri kosovar nuk pranon duelin me djalin e Arkanit, ja arsyeja

Boksieri kosovar ka lajmëruar se nuk do të zhvillohet dueli mes tij dhe djalit të Arkanit, më datë 31 gusht, siç kishte lajmëruar më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Mentor Mazrekaj ka treguar arsyen se pse nuk mund ta pranojë ndeshjen, për shkak se i rrezikohet siguria personale.

Postimi i plotë i Mazrekaj

Të Dashur Miqë dhe Adhurues të Sportit me keqardhje ju njoftoj se meçi i shum pritur nuk do të realizohet me datë 31Gusht! Për arsyje se bokseri Serb dëshiron me çdo kusht që ky Meç të realizohet në Serbi mirëpo për shkaçe sigurie Meçi nuk mund të realizohet në Serbi andaj për fat të keq bokseri serb ndryshe i njohur si i biri i Arkanit nuk pranon të boksoj dikun tjeter pos vendit të tij! Mirëpo besoj se ky Meç do të realizohet gjithësesi brenda këtij Viti por për daten dhe vendin e saktë se ku do të mbahet ky Meç i shum pritur mbetet të pritet në ditët në vijmi dhe ju Adhurues të boksit do te jeni gjatë gjithë kohës të Informuar rreth kohës dhe datës qe do të vendoset! I juaji Petrit MAZREKAJ!

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author