Bardhi/ Gjithçka politike, duan të na mbyllin gojën

0

Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku u thirr për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Babalja”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuzën se procesi që po zhvillohet është i montuar politikisht.

Në një dalje për medait, Bardhi tha se qëllimi i këtij procesi “është që të intimidojë përfaqësuesit e opozitës që të mos denoncojnë personat e lidhur me krimin”.

Bardhi ngriti dyshime edhe për “hermetinë” informative nga ana e Prokurorisë mbi hapat që janë ndjekur për hetimin pasuror të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, që bazuar në audio-përgjimin e publikuar nga PD-ja në vitin 2-18, pretendohet përfshirja e tij në veprimtarinë e trafikut të drogës.

Më tej Bardhi u shpreh se nuk e ka takuar kurrë më parë Fredi Alizotin, i dyshuar si një person që është vetofruar për të “luajtur rolin” e Xhafajt. “Jo nuk pati asnjë përballje me Fredi Alizotin, atë zotëri e shikoja për herë të parë dhe nuk jam takuar kurrë me të. Me Albert Veliun, jam takuar darkën e ditës që bëmë denoncimin e vëllait të ish-ministrit Xhafa.”

Paraqitja e Bardhit është bërë me vullnet të lirë, pas urdhrit të lëshuar nga gjykata në korrik të këtij viti, për një shoqërim të mundshëm forcërisht.

Nga ana tjetër, Bardhi ka deklaruar se urdhri për shoqërim të detyrueshëm është i paligjshëm.“S’kam pasur njoftim për të ardhur në seancë. Është i paligjshëm urdhri për shoqërim të detyrueshëm.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author