Malltezi/ Ditët e qeverisë “Rama” mund të shkurtohen vetëm me përballje.

0

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Malltezi nuk përjashtoi mundësinë e bisedimeve, teksa u pyet nëse ka ardhur koha që Lulzim Basha të ulet në bisedime me mazhorancën, apo duhet vijuar beteja bashkë me qytetarët për largimin e kryeministrit.

“Nuk ka pse njëra të përjashtojë tjetrën, por mendoj që sensibilizimi i qytetarëve mbi zezonat që kanë pllakosur vendin do jetë faktori më kryesor i suksesit të Shqipërisë ndaj mafies në pushtet. PD-ja tani nuk ka asnjë pushtet, të gjitha i ka kapur Edi Rama, por a është vendi më mirë apo më keq? Shpresa e humbur edhe te drejtorët e Ramës është treguesi më i qartë i gjendjes së vendit”, tha dhëndrri i Berishës.

Malltezi tha se ditët e qeverisë “Rama” mund të shkurtohen vetëm me përballje.

“Përballje në cdo lagje, përballje në çdo rrugë, përballje në çdo dyqan me të keqen.
Protestat nuk e rrëzuan Edi Ramën nga pushtetit, ai është prapë aty, ndërkohë që opozita pritet të rinisë protestat në shtator”, tha ai, ndërsa paralajmëroi krijimin e një aleance të gjerë antimafie.

“Nëse do ndërgjegjësojmë të gjithë opinionin me këto fakte të rënda dhe nëse do jemi të sinqertë që këto batërdira nuk do lejohen, por përkundrazi do të ndëshkohen, do krijohet një aleancë shumë e gjerë antimafie, që do i tregojë vendin Edi Ramës”, deklaroi anëtari i kryesisë së PD.

Malltezi e konsideroi të vështirë përballjen e Lulzim Bashës, sipas tij me pushtetin e lidhur me krimin.

“Ka pasur një përballje të vështirë për shumë faktorë. Para droge pafund janë përdorur për të blerë prokurorë dhe diplomatë, deri edhe njerëz që ishin në PD deri pak muaj më parë. Nëse do arrijë të krijojë aleancë të gjerë antimafie për rikthimin e shpresës te shqiptarët, do jetë një shërbim madhor për vendin. Ka komente të ndryshme, por psh., ligji i Dekriminalizimit të cilin në fillim e përqeshën po jep rezultate dhe u tregoi shqiptarëve se Rama kishte futur 19 banditë si deputetë parlamenti dhe tani edhe në votimet moniste i vetëm, prapë Rama futi banditë për kryetarë bashkish. Pra, disa përballje parlamentare që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur mediatike po i shërbejnë vendit dhe po tregojnë qartë se Rama nuk vjen dot në pushtet pa banditët dhe paratë e drogës dhe korrupsionit”, tha Malltezi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author