KUKAN I PRET SHPRESAT SHQIPËRISË: MAQEDONIA PO, NË TIRANË SITUATA ËSHTË E NDRYSHME

0

Në një intervistë me Shoqatën Sllovake të Politikës së Jashtme (SFA), kreu i Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor, Kukan tha se situata në Tiranë është krejt e ndryshme krahasuar me Maqedoninë e Veriut, që me gjasë do të ketë një datë për hapjen e negociatave.

Vonesën për çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, Kukan e ka quajtur “të turpshme dhe demotivuese”.

Për sa i përket Shqipërisë, eurodeputeti tha: “Situata në Shqipëri është krejt e ndryshme. Ata duhet të zbatojnë reforma të mëdha gjyqësore, opozita bojkoton parlamentin dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise”.

Sipas tij, është joreale që Shqipëria të marrë një datë për negociatat deri më tani.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author