Shpërndahet parlamenti, vendi shkon në zgjedhje

0

Me 89 vota pro u bë shpërbërja e Kuvendit të Kosovës. Në sallë ishin 106 deputetë. Nje deputet ishte kunder.

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Milaim Zeka, në një prononcim për T7 para fillimit të seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se do të votojë kundër shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë.

Sipas Kushtetutes së Kosovës, në raste të shpërndarjes së Kuvendit zgjedhjet mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë më pas.

Deputetët, si ata në pushtet ashtu edhe në opozitë, konsiderojnë se pas qëndrimeve të partive politike vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk mund të pritet diçka tjetër në seancë përveç votimit për shpërndarjen e Kuvendit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author