Ambasada Amerikane në Tiranë, luan rolin edhe të Kinostudios së vidiove vizatimore
Nga Jakup Gjoca
Ditët e fundit Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar disa vidio vizatimore për Reformën në Drejtësi.
Një gjetje që më shumë mund të zbavitë fëmijët parashkollorë, meqë tani kanë kohë ngaqë nuk janë në shkollë.
Nuk e besoj se do këtë ndonjë diplomat Amerikan aty në atë Ambasadë që të vetbesojë se këto vidio do ndërgjegjësojnë KryeM, deputetët, Gjyqtarë e prokurorë, apo shqiptarët për dobinë juridike, ligjore, Kushtetuese, shoqërore, të Reformës në Drejtësi.
Mbase Ambasada e SHBA në Tiranë ka në dispozicion disa miliona €,$, dhe duke prodhuar e publikuar këto vidio vizatimore me përmbajtje Reformën në Drejtësi justifikon ligjërisht shpenzimet e fondeve. Punë e tyre, lekët janë të tyre dhe ata i shpenzojnë si të duan, pa qënë të detyruar t’u bëjnë shqiptarëve transparencën Financiare, paçka se këto fonde do të thuhet se u dhanë ndihmesë për Shqipërinë e shqiptarët.
Ambasada e SHBA në Tiranë E di mirë që shqiptarët tashmë pas 5 viteve nuk janë kaq naiv, kaq leshko, apo as budallenj sa kujtojnë se këto vidio vizatimore do t’u kthejnë besimin e humbur nga ZHGËNJIMI ndaj Reformës në Drejtësi.
Së pari
Reforma e Deritanishme u konceptua, u hartua, “u financua” nga amerikanët SOROIANË, dhe u zbatua nga qeveritarët SOROIANË, pikë pêr pikë.
Ishte Ambasadori i Ambasadës së SHBA në Tiranë Donald Lu që premtoi se Reforma në Drejtësi do kthejnë tek shqiptarët besimin e humbur të Drejtësisë, “peshkaqenët” e korruptuar do t’i futë në BURG.
3 vjet nga zbatimi i Reformës në Drejtësi Burgjet janë mbushur me protestuesit që protestojnë kundër Qeverisë Shqiptare të Cilën DASH në raportet e 2018 e cilësoi:
1. Qeveria më e korruptuar në Ballkan.
2. Qeveria që Shqipërinë e shndërroi në NarkoShtet.
Kjo është Reforma në Drejtësi që u propagandua nga Ambasada e SHBA në Tiranë.
Burgjet u mbushën me qytetarë që nuk paguajnë dot faturat e dritave.
Ndërsa ministri i Qeverisë “Rama” Damian Gjiknuri, I akuzuar për korrupsionin e Unazës së Re( ku një kompanie e cila fallcifikoi dokumentat e SHBA Damiani i dha Tenderin 23 milionë €/km Rrugë, plus që blente vota me Krimin në Dibër sipas BILD) bën akoma pushime në Monte Carlo.
A pyeti Ambasada e SHBA në Tiranë në Tiranë në vidio vizatimore me cilat para ministri i Qeverisë së Edi Ramës Damian Gjiknuri bën Pushime në Monte Carlo?
A tha Ambasada e SHBA në Tiranë në vidio vizatimore se SPAK do ta fillojë hetimet ligjërisht nga Damian Gjiknuri meqë kompanisë që falcifikoi dokumentat e SHBA mori Tenderin 23 milionë €?
A tha Ambasada e SHBA në Tiranë në vidio vizatimore që SPAK do hetojë edhe Deputetin që ka orë dore më Të shtrenjtë sesa makina e Ambasadorit të SHBA në Tiranë? Ky është denoncim Publik i Ambasadorit Lu ku fotografoi Deputetin Taulant Balla.
Guxon dot Ambasada e SHBA në Tiranë t’u thotë shqiptarëve në vidio vizatimore këto denoncime të bëra nga Ambasadori Lu?
Reforma në Drejtësi e hartuar dhe e zbatuar nga Amerikanët SOROIANË e sponsorizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë la Shqipërinë:
– 3 vjet pa Prokuror të Përgjithshëm
– 2 Vjet pa Gjykatë Kushtetuese
– 1 Vit pa Gjykatë Kushtetuese.
Ambasada e SHBA në Tiranë jo vetëm nuk u kërkon Falje publike Shqiptarëve për këto pasoja katastrofike kushtetuese të Reformës në Drejtësi por, në mënyrën MË CINIKE të mundshme Ambasada e SHBA në Tiranë E quan akoma Reformën në Drejtësi…SUKSES MADHËSHTOR.
Kryeministri Edi Rama, i cili me vetëdijshëm, shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, la Shqipërinë PA REND KUSHTETUESE, tani në saj të Reformës në Drejtësi është bërë Autokrati i Pushtetit, saqë NUK RESPEKTON AS LIGJIN NË FUQI, qoftë edhe formalisht, duke bërë votime vendore pa Opozitën, ku as Maduro i Venezuelës nuk guxon.
Si mund të besojnë shqiptarët Ambasadën e SHBA në Tiranë derisa kjo Ambasadë përkrahu dhe sponsorizoi Edi Ramën që të bënte zgjedhje MONISTE, pa Opozitën në 30 Qershor?
Ambasada e SHBA në Tiranë në vidio vizatimore NUK FLET për Kryebashkiakët e Kryeministrit Rama edhe në 2019 që janë njerëz të dënuar për TRAFIQE DROGE.
Atëhere si do të kenë besim shqiptarët tek Ambasada e SHBA në Tiranë E cila sponsorizon KryeM Edi Rama i cili INKRIMINON të gjitha Pushtetet?
Ambasada e SHBA në Tiranë në vidio vizatimore NUK FLET pse në 3 vite NUK JANË NGRITUR SPAK, e cila Sabotohet vetëm nga Kryeministri Rama, që të mos hetohet Korrupsioni, siç e Raporton edhe DASH.
Ambasada e SHBA në Tiranë PSE HESHT që në institucionet e reja të Drejtësisë, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit Kryeministri Rama ka emëruar gjyqtarë e prokurorë që kanë qënë hetues, Gjyqtarë e prokurorë të Diktaturës Komuniste?
Pse Ambasada e SHBA në Tiranë HESHT që Kryeministri Rama, duke përdorur Reformën në Drejtësi, emëroi anëtarë të VETINGUT militantët Socialistë?
Ambasada e SHBA në Tiranë PSE HESHT që këta militantë partiakë socialistë anëtarë të Vetingut, SHPËRFILLËN & INJORUAN edhe përfaqësuesit e ONM në Veting dhe Donika Prekës dhe Arta Markun NUK I PËRJASHTUAN nga Prokuroria, edhe pse Përfaqësuesi i ONM në Veting i cilësi ” TË PAAFTA PROFESIONALISHT” dhe me pasuri të pajustifikuar.
Ambasada e SHBA në Tiranë në vidio vizatimore NUK GUXON të flasë për standartet e shumta të vlerësimit të Vetingut.
Ambasada e SHBA në Tiranë NUK GUXOI Të Flasë në vidio vizatimore:
– Kush janë Peshkaqenët e Korrupsionit, ata që ambasadori i Ambasadës së SHBA në Tiranë Donald Lu u premtoi shqiptarëve në 2017 se Ambasada e SHBA në Tiranë DO TË BËNTE PUBLIK Dokumentat dhe Faktet e Peshkaqenëve të Korrupsionit në Shqipëri.
Ambasada e SHBA në Tiranë në vidio vizatimore NUK KA ASGJË që shqiptarëve t’u jap besimin se edhe Ambasada e SHBA në Tiranë DO TË JETË me shqiptarët në Katharsin e Drejtësisë.
Ambasada e SHBA në Tiranë me këto vidio vizatimore u dëftoi shqiptarëve:
1. Vidiot vizatimore janë prodhuar nga ERTV