Nuk reshtin kërcënimet ndaj ish agjentit të SHKB.
Nuk kane te reshtur kercenimet ndaj ish agjentit te SHKB-se burgjeve ne Ministrine e Drejtesise, Sokrat Turtulli.
Kete here kercenimi ka ardhur nepermjet rrjeteve sociale nga nje person me rrezikshmeri te larte. Behet fjale per nje emigrant nga Shkodra, por qe ne te gjithe postimet e tij ai deklaron se eshte nga Lezha.
Emiljano Pjetri eshte personi qe ka kercenuar seriozisht familjen e ish agjentit, por edhe si mbeshtetes dhe anetar i Partise Demokratike.
Kercenimin e tij ky person e ka bere publik ne faqen e tij ne rrjetet sociale(duhet thene se ai perdor disa emra dhe ka disa profile ne fcb).
“Sokrat Turtullit i rrezikohet familja tash e tutje prej meje”. Ai ka dhene urdher qe te arrestohem une qe mora pjese ne protesten e 21-janarit. Une do ta vras dhe eshte ne gjak me mua-deklaronte ate kohe ky person qe per hir te vertetes nuk e ka per here te pare.
Emiljano Pjetri njihet si person me precedent penal dhe vrases me pagese e deklaruar kjo dhe nga ish Kryeministri Berisha. Ai rezulton te kete kercenuar me jete edhe Aurel Plasarin, Presidentin Meta kur ky ishte lider i LSI si dhe Lulzim Bashen.