Rama sfidon Palmer-in. Ja ku gjendet Dako sot.

0

Që nga dita që u publikua lajmi, se një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes, gjithashtu mik e ortak i kryeministrit Edi Rama në çështje politike, zgjedhore e ‘biznesi’ është ‘person non grata’ nga SHBA për arsye të korrupsionit të madh që ka kryer në detyrat e tij publike, as Edi Rama dhe as ndonjë eksponent tjetër i PS-së, nuk kanë reaguar.

Vetë Dako, ju shmang komentit për këtë masë ekstreme ndaj tij prej shtetit më të fuqishëm në botë, duke deklaruar; ‘nuk di gjë…’

Ditën e djeshme Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ritheksoi faktet për korrupsionin e madh që ka kryer Vangjush Dako në ushtrim të funksioneve të tija publike.

Por edhe pas kësaj, Edi Rama, nuk ka reaguar. E vërteta është se ai ‘ ka folur’ sot për çështjen ‘Dako’ me rastin e betimit të Valbona Sakos në detyrën e kryebashkiakes së Durrësit, e cila zëvendëson pikërisht kryebashkiakun e super korruptuar sipas SHBA.

Image

Në këtë ceremoni të mbajtur në Bashkinë e Durrësit në krah të Sakos, të eksponentes së lartë dhe zëdhënëses direkte të Ramës, Elisa Spiropali, është krekosur përpara mediave edhe Vangjush Dako, i shpallur ‘armik’ publik i SHBA, me firmën direkte të Sekretarit të Shtetit, Pompei.

Ky skenar i mirë organizuar nga Rama, duket se është një mesazh i dyfishtë. Nga njëra anë ju thotë bashkëpunëtorëve të tij të Rilindjes në punë të pista dhe vetë Dakos, se ai nuk ka ndërmend që ti lëshojë për çfarëdolloj arsyeje dhe nga ana tjetër i bën një sfidë të hapur SHBA-së.

Duhet të kujtojmë se Dako, edhe pas vendimit ekstrem të SHBA-së ndaj tij vazhdon që të mbahet nga Rama në forumet më të larta të PS-së, si anëtar kryesie.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author