Rama ja “fut” dhe Besos nëpërmjet Braçes.

Mbrëmjen e djeshme Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bllokuar kompleksin Taivan, në qendër të Tiranës.

Arsyeja e këtij bllokimi është për mungesë të kuponit tatimor.

Lajmi është bërë i ditur nga zv.kryeministri Erion Brace dhe shkruan që nga sot do të mbyllet restoranti, kafeneja, kazinoja dhe të gjitha shërbimet që ofron ky kompleks.

Kjo është e dyta herë që ky biznes kapet pa kupon tatimor.

Kujtojmë se Taivani është në pronësi të Besnik Sulës, një nga miqtë më të afërt të kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij Olsi Rama.

POSTIMI I PLOTE I ZV.KRYEMINISTRIT ERION BRACE

KY ESHTE TAIVANI!
NGA DJE NE MBREMJE I MBYLLUR I GJITHI!

Mu ne zemer te Tiranes dhe
pa asnje-zero kupon tatimor ne cdo tavoline!
Per here te dyte!

Keshtu qe mbyllur kefeneja, mbylkur restoranti ne katin e pare, mbyllur restoranti ne katin e dyte, mbyllur kazinoja!
Mbyllur te gjitha!

Te jesh kush te duash,
i madh sa te duash,
mik e shok me ke te duash,
ose zbato ligjin, ose do mbyllesh!

Mos kerko kot,
nuk te ndihmon dot kerkush!

Dua te falenderoj edhe nje here inspektoret e Hetimit Tatimor Qender per korrektesine ne kryerje te detyres,
ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo te perfshire ne kete perpjekje konstante per ligjshmeri!