Ema Andrea i përvishet Ramës/ Kush do të mbajë përgjegjësi që Teatri Kombëtar është lënë të rrënohet.

Aktorja Ema Andrea, i është përgjigjur Ramës, duke kërkuar llogari se kush do të mbajë përgjegjësi që Teatri Kombëtar është lënë të rrënohet.

Replika e Ema Andreas për Ramën:

Do kisha dashur te ishin ne kete faqe, emrat e shume artisteve shqiptare,(qe nuk jetojne jashte Shqiperie) per sukseset e tyre, per veprat e tyre, jo aq per vemendjen Tuaj personale,sa per besimin, se meritojne mirenjohje institucionale,per vleren e vepres se tyre e cila do ndertoje kujtesen e se ardhmes. Do kisha dashur te vleresohen perpara se te vdesin.Por morem vemendjen Tuaj, per kete rast.Tuajen dhe te atij publiku qe nuk ka qene asnjehere ne Teater!

E meqe kemi edhe vemendjen Tuaj, edhe te atyre qe nuk kane qene asnjehere ne teater,me lejoni te perseris: te mbaje/ne pergjegjesi kushdo ka lejuar qe godina te rrenohet e te rrezikoje jeten e artisteve, te cilet kane krijuar ne kushte aspak dinjitoze dhe spektatoreve te teatrit Do te ndodhe valle?Besoj se shume shpejt do te kemi ne kete faqe, edhe opinionin publik te drejtuesve te TK,te cilet mbartin vlerat e pergjegjesive qe Ju i keni besuar! Dhe,Po, enderroj nje teater te ri,10 teatro te rinj Kombetare e alternative, ashtu si nje piktor enderron nje mur pa lageshtire per veprat e tij,por kjo nuk mjafton! Duhet nje sistem ku artistet te kene hapesira krijuese e konkuruese! Nje sistem permes te cilit artisti te mund te jetoje me dinjitet me profesionin e tij, i pavarur nga listat e te gjitha niveleve! Flm!