Gjykata liron nga burgu, ish-deputetin e Partisë Socialiste

Gjykata e Krimeve të Rënda, i ka ndryshuar masën e sigurisë ish-drejtorit të burgjeve dhe ish-deputetit të PS-së, Arben Çuko, duke e lënë të lirë. Gjykimi ndaj tij do të vijojë në masën “detyrim paraqitje”, thuhet në vendimin e kësaj gjykate.

Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj” ose e ashtuquajtura doosja 339. Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.