Gjynah, shumë gjynah/ Patozit i paska vjedh vota Rama edhe pse proçesi ka mbaruar.

0

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka akuzuar ‘Rilindjen’ se i kanë rrëmbyer një mandat tjetër në Durrës.

Patozi sqaron se para dy ditësh rezultati i Bindjes Demokratike ishte afishuar në faqen zyrtare të KQZ dhe rezultonte me 2 keshilltarë por sicc i quan ai ‘ushtallarët e grabitjes së votës’  nuk janë mjaftuar me 49 këshilltarë, por kanë rrëmbyer edhe të 50-tin.

‘Deri para pak ditësh rezultati i Bindjes Demokratike ishte afishuar në faqen zyrtare të KQZ dhe rezultonte me 2 keshilltarë dhe me tepricë të madhe votash në Bashkinë e Durresit. 
Por ustallarët e grabitjes së votës nuk janë mjaftuar me 49 këshilltarë, por kanë rrëmbyer edhe të 50-tin. Dhe e kanë llogaritur tamam, që këshilltarit tonë tjetër t’i mungonin vetëm 2 vota. 
Sepse vetë firmosin dhe vetë vulosin, tashmë për çdo pushtet politik në Shqipëri.
Èshtë kjo një provë tjetër e rëndë e instalimit në çdo qelizë të një sistemi të ndyrë politik, i cili nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë dhe me vullnetin e zgjedhësve, në krye të të cilit qëndron kryetimonieri Edi Rama’, shkruan Patozi.

Postimi i plotë:

Bindjes Demokratike i rrëmbejnë një mandat tjetër në Durrës

“RILINDJA” VJEDH VOTA EDHE KUR KANË MBARUAR ZGJEDHJET

Sot mësuam se na e paskan rrëmbyer një mandat tjetër në Durrës. Megjithëse zgjedhjet kanë 4 javë që kanë përfunduar, “Rilindja” nuk ditka të ndalet. Që do të thotë se ajo vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet.
Deri para pak ditësh rezultati i Bindjes Demokratike ishte afishuar në faqen zyrtare të KQZ dhe rezultonte me 2 keshilltarë dhe me tepricë të madhe votash në Bashkinë e Durresit. 
Por ustallarët e grabitjes së votës nuk janë mjaftuar me 49 këshilltarë, por kanë rrëmbyer edhe të 50-tin. Dhe e kanë llogaritur tamam, që këshilltarit tonë tjetër t’i mungonin vetëm 2 vota. 
Sepse vetë firmosin dhe vetë vulosin, tashmë për çdo pushtet politik në Shqipëri.
Èshtë kjo një provë tjetër e rëndë e instalimit në çdo qelizë të një sistemi të ndyrë politik, i cili nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë dhe me vullnetin e zgjedhësve, në krye të të cilit qëndron kryetimonieri Edi Rama.
Bindja Demokratike dënon me ashpërsi manipulimin e rezultatit për keshillin bashkiak të Durrësit, që i shtohet listës së gjatë të shkeljeve flagrante në zgjedhjet e 30 qershorit.
Një sistem i ri politik dhe ndryshimet drastike në Kodin Zgjedhor mund të jenë premisat më elementare se vjedhja e votës dhe për pasojë edhe e pushtetit, si sëmundje e rëndë e tranzicionit tonë të vështirë, në mos të ndalet, të paktën të minimizohet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author