Reagon Vangjush Dako pas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës

0

Pas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës, sipas së cilës Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen për në SHBA, ish kreut të Bashkisë së Durrës, Vangjush Dako e familjes së tij vjen reagimi i këtij të fundit. Në një prononcim për News24, Vangjush Dako tha se nuk është në dijeni të nje vendimi të tillë.

“Nuk kam asnjë koment. Nuk di asgjë për vendimin”, tha Dako në një prononcim të shkurtër për News24.

Në bazë të njoftimit të sotëm të publikuar nga Zëri i Amerikës, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author