Erjon Veliaj, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës ka disa kohë që në diskursin e tij tenton të zhveshë kostumin e drejtuesit të bashkisë dhe ndërmerr tezat politike duke atakuar Kryetarin e Opozitës Basha dhe Presidenti e vendit Meta.
Unë po mundohem të gjej përgjigjen e pyetjes se ku e ka hallin xhanëm?
Çfarë halli e ka zënë? Halli i pishave apo i lejeve të kullave, halli i kopshtit botanik apo ky i teatrit?
Ndoshta të gjitha bashkë. Mbase halli i mandatit të dytë që Presidenti ankimoi në kushtetuese. Një hall e ka ky birbo që nuk le vend pa dalë në ekran dhe madje po ndjek edhe shefin e tij në deklarime në rrjete sociale.
Por sot në deklarimin e tij të fundit mu duk cinik dhe amoral. Teksa kujtoja takimet e tij me artistët për teatrin para disa muajve më vrau veshin se çështjen e teatrit e banalizoi si çështje komunale.
A mundet që Teatri Kombëtar të përfundojë në “çështje të ndërmarrjes komunale”?! Si mundet që i pari i administrimit të kryeqytetit ta konsideroi të tillë një problem me ndjeshmëri të lartë?!
Hall të madh paske or mik. Mbase ndihet i frustruar se në partinë e tij, nuk i është dhënë as një post i rëndësishëm, nëse heqim një paralele me pozicionin që mori kolegu i tij në Shkodër? Kështu që i duhet ti pëlqejë shefit duke sulmuar kundërshtarët e tij politikë.
Eh mor djalë, e nise duke shitur fiq, por po e mbyll duke shitur miq.
Erjon buzëqeshja tënde e sotme para kamerave me përuljen e dikurshme ndaj Presidentit kontrastojnë shumë.
Je në hall jo vetëm se ke shpërdoruar pushtetin, jo vetëm se ke të paqartë karrigen e kryetarit, por se vuan krizën tënde morale në raport me të tjerët. Ky duket të jetë halli yt më i madh.