Sherr i dhunshëm në koncertin e Alban Skënderajt. VIDEO
Një sherr i madh ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në koncertin e “Beer Fest” në Prishtinë kur këndonte këngëtari shqiptar, Alban Skënderaj.
Kjo është bërë shkak që këngëtari të ndërpresë koncertin. Ai dëgjohet teksa iu bën thirrje personave të përfshirë në sherr: “Stop, Stop”. Ndërkohë mësohet se policia ka arrestuar 6 persona.
“Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit te Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, njoftoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Gazeta Liberale