META: ‘TË GJITHË TË BËHEN GATI PËR ZGJEDHJET E 13 TETORIT’. ASNJË NUK MUND TË SHFAJËSOHET
Presidenti Ilir Meta ka folur sot lidhur me ‘ngërçin’ poltik në vend.
Meta u shpreh nga Durrësi se qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet dhe një qeverisje vendore të ligjshme.
‘I bëj thirrje 3 artistëve, t’i japin fund këtij absudri të marrin masat për zgjedhjet vendore më 13 tetor.
Qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi normalitet dhe një qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe po kështu garanton llogaridhënie për të gjitha shqetësimet.
Zgjedhjet e 13 tetorit janë një detyrim ligjor kushtedtues i pashmangshëm, është një detyrim për kryeminsitrin që të heqë dorë ndaj presioneve e shnatazheve nga të gjitha intitucioneve.
Është përgjegjësi e gjithë të tjerëve të bëhen gati të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit’, u shpreh Meta.
Presidenti tha se asnjë nuk mund të shfajësohet lidhur me situatën politike të krijuar në vend, pasi sipas Metës, edhe opozita ka pasur të gjitha mundësitë për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë, shumë nga këto marrëzi që kanë ndodhur në drejtim të përparimit të skenarit të qartë të kapjes së institucioneve.
‘Në kemi nevojë për një rrugë të përbashkët që është rruga e anëtarësimit në BE’, tha Meta.