Kërcënohet me jetë bashkë me familjen ish agjenti i SHKB-se së Burgjeve.
Ish agjenti i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Drejtesise, Sokrat Turtulli, eshte kercenuar vazhdimisht nga persona te panjohur dhe me precedent penal per shkak te detyres qe kryente ne institucionin e vuajtjes se denimit.
Kercenimet zakonisht kane ardh pas lirimit te tij(per arsye politike) nga Ministri i Drejtesise per motive te paverteta, ç’ka e detyroi agjentin ne fjale ta hidhte ne gjyq Ministrin dhe te fitonte ne te dyja shkallet e gjykates duke u demshperblyer nga kjo Ministri.
Por vec nje muaj me pare, serish nga persona te panjohur, ose me sakte nga ish te burgosur qe agjenti i kishte nen mbikqyrje gjate kohes se denimit(dyshimi i vetem i tij), ka ardh nje kercenim me jete nepermjet nje letre te shkruar keq me dore dhe futur nen dere. Në leter thuhej tekstualisht se” ne nuk kemi harruar per ato qe na ke bere” dhe se shume shpejt do japesh llogari qofte dhe me femijet e tu”. Agjenti i shkb-se, Sokrat Turtulli e disponon kete leter, por per arsye qe ai nuk i tregon, nuk ka bere kallzim penal ne prokurori. Na lind e drejta te dyshojme se keqbersit mund ta kene kercenuar akoma me shume nese agjenti i denoncon ne polici.