Betohet në ilegalitet kryebashkiaku i ri i Devollit Eduard Duro.

Gjatë një një prononcim për mediat, Duro zbuloi telefonatën me kryebashkiakun demokrat në ikje Bledjon Nallbatin.

Duro deklaron se Nallbati i ka thënë që nuk e liron zyrën, por pavarësisht kësaj, socialisti thotë se të hënën do hyjë në bashki, pasi zyrat janë të shtetit.

“Nallbati dha urdhër politik që të mos betohesha në bashki. Kishte ftuar militantët të PD-së dhe LSI-së para Bashkisë. E prisja pasi më tha në telefon se nuk do e lironte zyrën, por zyrat janë të shtetit dhe të hënën do hyjmë në bashki. Nuk besoj të kemi përplasje”, tha Duro.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments