Rama nuk heq dorë nga shembja e Teatrit/ S’mund të lejojë asnjë minorancë aktorësh ta marrë peng.

Kryeministri Edi Rama ka reagua para pak çastesh për përplasjen e punonjësve të policisë me artistët protestues te Teatri kombëtar.

Kryeministri nuk heq dorë nga vendimi për Teatrin Kombëtar, teksa thotë se s’mund të lejojë asnjë minorancë aktorësh ta marrë peng.

Rama thekson se Reatri kombëtar do të ndërtohet sipas planit.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam.Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkruan kryeministri Edi Rama në Twitter.