PËRFUNDON MARRJA NË PYETJE E HARADINAJT NË HAGË

Aktualitet

Ka përfunduar intervistimi i kryeministrit në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajt në Hagë.

‘E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjem për çka jam pyetur. Këto janë procedura ligjore jo për të fshehë diçka nga publiku, por meqë ligji nuk ma lejon’, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur në Hagë edhe për dorëheqjen e tij.

‘Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me nocionin e shtetit e sovranitetit. Nuk kam dashur ta sjell kryetarin e shtetit këtu. Meqenëse, shteti ka mbetur shtet dhe meqenëse nuk kam obligime do të kthehem si të gjithë kolegët tjerë në politikë, t’u ofrohem qytetarëve. E kam bërë atë që e kam vlerësuar të rëndësishme, sepse kryetari i Qeverisë kur del para hetuesve ka dalë Qeveria, shteti, duhet të kemi kujdes për këtë. Kam dhënë shembull të respektimit të ligjit. Nuk po jap leksione, e kam bërë detyrën time’, ka thënë Haradinaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?