META THIRRJE POLICISË: RESPEKTONI ARTISTËT, AS SAMPISTËT E RAMIZ ALISË NUK E KANË PREKUR ME DORË EDMOND BUDINËN

0

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pak minuta më parë për përplasjen e punonjësve të policisë dhe artistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Meta i quan përplasjet ngjarje të shëmtuara dhe të turpshme, ndërkohë që për dhunimin e regjisorit Edmond Budina deklaron se nuk e kanë prekur me dorë as sampistët e Ramiz Alisë.

REAGIMI I PLOTË I METËS:

Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author