Gentian Zenelaj/ Sot pastruesja e Teatrit pyeti se ku janë artistët, u bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi që të jenë sot këtu

Teksa vijon që të jetë e tensionuar situata përpara godinës së Teatrit Kombëtar, një mesazh të fortë për kolegët ka pasur dhe aktori Gentian Zenelaj.

Ai iu ka kërkuar të gjithë artistëve që të mos bëhen pjesë e turpit, por tiu bashkohen atyre në këtë rezistencë, që duket se po shkon në përballjen finale.

“Kjo është një nga ditët e paprecedenta që unë kam pasur fatin e keq që të shoh. Është një turp shumë i madh, sidomos ajo që ka ndodhur me profesor Mondin, asnjë nga artistët shqiptarë nuk meriton që të trajtohet në këtë mënyrë.

Sot pastruesja e Teatrit pyeti se ku janë artistët, u bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi që të jenë sot këtu. Teatri Kombëtar është i të gjithë shqiptarëve, në rast se lëshojmë Teatrin atëherë ata na kanë mpirë trurin dhe na kanë shkatërruar çdo të ardhme.

Jemi këtu për një qëllim fare të thjeshtë, të ruajmë Teatrin Kombëtar jo vetëm si godinë por edhe si simbol të Kulturës Shqiptare”, u shpreh Zenelaj.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments