FATURË TATIMORE EDHE NËSE SHISNI MOBILJE TË PËRDORURA
Me aplikimin e këtij projekti të ri nga muaji janar, qytetarët shqiptarë do të duhet të lëshojnë kupon tatimor për çdo pasuri personale të shitur mbi vlerën 500 mijë lekë.
E thënë ndryshe, nëse do të vendosni të shisni një divan të përdorur, apo një pajisje elektronike, që e kalon vlerën prej 500 mijë lekësh, duhet të lëshoni faturë.
“Pra nëse ju doni të shisni dy mobilie, ju nuk mund ta kryeni këtë transaksion pa u pajisur me faturë. Që një individ të pajiset me faturë duhet të shkojë të marrë një numër regjistrimi, si dhe të kryeje disa veprime të tjera nga pas. Këto gjëra nuk i kemi dëgjuar në asnjë vend të Bashkimit Europian. Është një dëshmi e komplikimit të legjislacionit”, thotë për VizionPlus ish-drejtori i tatimeve Artur Papajani.