Teatri/ Basha: Nga arkitektët tek zyrtarët, të gjithë do dilni para drejtësisë

Me një reagim në Facebook, Basha është shprehur se ky është projekt që Edi Rama të zhvasë miliona euro.

‘Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike’, shkruan Basha.

Reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha:

Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar.

Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro.

Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro.

Një hajdut psikik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.