PASI U “GJETËN” LETRAT E HUMBURA NË PROKURORI, SAIMIR TAHIRI FITON BETEJËN E PARË NË GJYKATË

0

Ka përfunduar seanca e radhës gjyqsore për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë.

Kështu, trupa gjyqsore sapo ka dalë me vendim se pranon kërkesën e avokatit mbrojtës së Tahirit për gjykim të shkurtuar të çështjes, raporton newsbomb.al.

Paraditen e sotme, Tahiri dhe Maks Haxhia avokati i tij u paraqitën në gjykatë pas shtyrjes së procesit javën e kaluar kur prokuroria pretendoi për humbjen e materialeve të çështjes.

Tani pritet vetëm një seancë për paraqitjen e konkluzioneve. Prokuroria kërkoi 15 ditë kohë në dispozicion, e kundërshtuar kjo nga avokati mbrojtës, nën argumentimin se prokuroria ka pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion për gjithë materialet në dosje. Gjykata e mbledhur serish pas kerkeses se prokurorise vendosi qe seanca e radhes te jete ne 10 shtator 2019, ku organi i akuzes do te paraqese konkluzionet e veta, raporton newsbomb.al.

Tahiri, në detyrën e ministrit të brendshëm akuzohet për një sërë veprash penale, duke përfshirë trafikun e lëndëve narkotike, të paprovuara këto nga ana e prokurorisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author