Kandidatja e Patozit në Durrës është më e mërzitur se ajo e PS për refuzimin nga gjykata.

0

Në një reagim mbrëmë në orët e vona të natës në faqen e saj në “Facebook”, Sakollari thotë se “Kur është në kohën e fundit, njeriut nuk i vihet re çfarë bën. Kështu dhe këtij sistemi, duke qenë në grahmat e fundit të tij, nuk i vihen re  marrëzitë që prodhohen ditë pas dite me të vetmin qëllim të shpërndarjes të sa më shumë tymnaje, për të mjegulluar realitetin”.

“Çudi, shpikje, marrëzi dhe fantazi” me këto fjalë e ka konsideruar vendimin e gjykatës së Durrësit për të mos njohur mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari.

Ndërkohë, vetë Valbona Sako, u shpreh se do të ankimojë vendimin e gjykatës për rrëzimin e kërkesës së verifikimit të mandatit të saj në krye të bashkisë së Durrësit, pasi sipas saj, Gjykata e Durrësit vepron me dy standarde.

Duhet thënë se qëndrimi i Sakollarit, që rezultoi humbëse në 30 Qershor, është dhe më i fortë se i vetë Sakos, që tashmë i rrezikohet karrigia, dhe mund të çojë drejt një përsëritje të procesit zgjedhor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author