Jepet urdhëri për zbrazjen e Teatrit Kombëtar.

Godina e Teatrit Kombëtar ka nisur të zbrazet këtë të enjte paradite, përmes një urdhëri të Ministrisë së Kulturës.

Në urdhër është kërkuar heqja e materialeve dhe orendive që kanë mbetur në Teatër dhe mbi këtë punë janë vënë një grup punëtorët.

Ky aksion i papritur ka kapur në befasi edhe aktorët që protestojnë për shembjen e Teatrit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: TEATRI NUK DO TË SHEMBET!!! Pushtetit politik mund ti trimërojë hajdutët, por nuk ka për ti shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot. 
Hiqni dorë nga kjo marrëzi para se te jetë vonë për Ju!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author