NUK NDALET META/ KTHEN NË KUVEND BRENDA PAK MINUTASH NJË TJETËR LIGJ

0

Pak më herët Meta ktheu ligjin për ‘Privatizimin e Shoqërive Tregtare”, ndërsa ditën e djeshme ktheu  ligjin për rezervat shtetërore të arit, argjendit dhe metaleve të tjera të çmuara, presidenti Ilir Meta duket se nuk ndalet.

Kështu ky është ligji i tretë i kthyer nga kreu i shtetit brenda pak orësh.

Ndërkohë për ligjin e qeverisjes vendore, kreu i shtetit sqaron se ndryshimet nuk janë propozuar nga Këshilli i Ministrave.

“Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare, rezulton se ndryshimet e propozara në nenet 54-55 të ligjit nr. 139/2015, nuk janë propozuar nga Këshilli i Ministrave, por ato janë propozime të paraqitura nga relatori i projektligjit në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë dhe të mbështetura nga anëtarët e Komisionit.

Ky projektligj është shqyrtuar në dy komisione në Kuvendin e Shqipërisë, konkretisht në Komisionin për Politikën e Jashtme që kanë lidhje me ndërhyrjet të realizuara me nenin 1 të ligjit nr. 38/2019, si dhe në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut përsa i takon pjesës tjetër të ligjit të miratuar”, citohet në sqarimin e Presidecës.

dekreti.jpg

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author