Ishte njohur nga Instagram dy muaj më parë/ Gjendet i coptuar trupi i saj
Një adoleshente 17 vjecare, që kishte një pasion për të postuar selfiet, u vra gjatë fundjavës. I dyshuari për ngjarjen ka shpërndarë fotot e trupit të saj të vrarë online, thotë departamenti i policisë së Utica.
Bianca Devins kishte krijuar disa apps ku ndante foto dhe detajet e jetës së vet.
Por të djelën, rreth orës 7.20 të mëngjesit, policia iu përgjigj disa thirrjeve që kishin mbërritur në numrin 911 në Nju Jork, rreth një burri që pretendonte se kishte vrarë një grua, tha departamenti. Kur policët mbërriten në vendngjaje, vrasësi filloi të qëllojë qafën me thikë.
Policia pa flokë të shkulur në dysheme që besohet se janë të vajzës e cila u identifikua menjëherë. Ajo kishte marrë dëmtime të rënda në qafë.
Policia tha se cifti ishte njohur nga Instagram dy muaj më parë dhe marrëdhënia e tyre u bë intensive. Policia thotë se cifti kishte pasur një sherr që përfundoi tek vdekja.
“besohet se ai shpërndau fotografitë e viktimës në Discord Platform. Discord është një chat app me text dhe video pë lojtarët”.
Vetë administratorët e kësaj platforme thanë se janë të shokuar nga ngjarja e bërë publike në platformën e tyre. “po punojmë me autoritetet” thanë ata.
I dyshuari është 21 vjecari Brandon Clark, I cili gjendet tashmë në spital, por sipas policisë, do të jetojë. Akuzat për të do të bëhen pasi ai të pyetet nga autoritetet.