Asgjë nuk ka ndryshuar nga opozitarët e opozitës
Nga Izet Duraku.
(13 korrik 2017. Asgjë nuk ka ndryshuar nga opozitarët e opozitës. Madje një pjesë e tyre, tashmë i janë bashkuar haptas Qeverisë. Të jenë parimor vallë?! )
Opozita e opozitës duke sulmuar procesin zgjedhor nga njerëz që nuk kanë kurajo të hynë në zgjedhje për të fituar ose për të humbur brenda shtëpisë së tyre. Tash na del se për Ministra e funksionare të velur, kur mbeten larg kolltuqeve që vijne prej listës … PD nuk qenka Partia e tyre. Ku janë listat e zgjedhësve bërtasin, pse nuk i jepni emrat e 110 mijë anëtarëve?!
Zgjohuni mëtues të pabesë! Po të kishte PD 110 mijë anëtarë, nuk do të kishte 450 mijë vota.
Ato janë frymë të vdekura të Gogolit. Mbajeni veten, askush nuk mund ta marrë peng opozitarizmin shqiptar!
Janë të paktën 450 mijë votues që nuk duan tu shohin me sy, thjesht simpatizantë idealistë që nuk duan askënd për sytë e bukur, por që i besojnë frymës demokratike që do ta ngrejë këtë vend larg urrejtjes dhe uzurpimit të pushtetit.
Ku ishit dje kur ju quhej si SHQUP streheza e dashur, selia e PD, kur kërkohej të merrej nëpër këmbë kryetari i zgjedhur duke e fyer gjithë ditën?
Mësoni të duroni mungesën e pushtetit, ashtu si po durojnë zgjedhësit e kësaj Partie dhunën qeveritare, pa ëndërruar kurrë revanshin e hakmarrjes. Edhe po nuk duruat, aq më mirë. Po argëtohem me patetizmin tuaj!