Reagon ministrja e Financave Anila Denaj/ Nuk ka rritje taksash për naftën

0

Ka reaguar dhe ministrja e Financave Anila Denaj pas deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha i cili foli nga Selenica për rritjen e taksës së karburantit.

Denaj thotë se është e gjitha një sajesë dhe siguron se nuk ka rritje taksash apo taksa të reja.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja”, shkruan Denaj në Twiter. 

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka shpërndarë statusin e Denajt duke shkruar: “E vërtetë”.

eddd.jpg
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author