Australia padi Samsungut për mashtrim mbi rezistencën ndaj ujit

0

Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve (ACCC) ka ngritur padi ndaj kompanisë Samsung, ku e akuzon për mashtrim në lidhje me rezistencën ndaj ujit të smartfonëve të tij.

Autoriteti i mbrojtjes së konsumatorit, në një deklaratë të lëshuar sot akuzon kompaninë e Koresë së Jugut për “reklama të rreme dhe mashtruese pasi në to thuhet se smartfonët janë të papërshkueshëm nga uji” dhe ”rezistentë ndaj ujit të kripur dhe klorit”.

Kompania Samsung, sipas autoriteteve rrezikon një gjobë milionëshe.

Samsung pranon se smartfonët nuk janë rezistente ndaj të gjitha ujërave.

Në faqen e tij të internetit, për shembull, kompania shkruan se Galaxy S10 “nuk rekomandohet për përdorim në plazh ose në pishinë”.

(Atsh)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author