“Foto e jetës sime”

“Foto e jetës sime”, kështu e cilëson Presidenti Ilir Meta imazhin duke u betuar në Kuvend me dorën mbi Kushtetutë pasi u zgjodh në postin e kreu të shtetit.

Pak minuta më parë, Meta e ka publikuar këtë foto në profilin e tij në Facebook. Një reagim i tillë nga ana e kreut të shtetit vjen vetëm një ditë pasi Kuvendi dje miratoi me 101 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij.

“Photo of my life! Shqipëria e para”, shkruan Meta në diçiturë.

Ndërkaq, në një sqarim tjetër publik ditën e djeshme, Meta theksoi sërish se në 13 tetor, datë e dekretuar nga ky i fundit për zgjedhjet lokale, të mbahen ato të përgjithshmet dhe presidencialet.

metaaa.jpg