Fituesi me 8% në Shkodër/ Valdrin Pjetri ultimatum Voltana Ademit: Më liro zyrën!

Valdrin Pjetri, kryebashkiaku që doli fitues nga zgjedhjet një partiake të 30 qershorit ka bërë një deklaratë për mediat.

Ai është shprehur se Ademi duhet t’i lirojë zyrën.

“Nga ndërkombëtarët Ademi s’ka pse kërkon ndërhyrje. Ademi pas vendimit të gjykatës do të duhet ta lirojë zyrën.

Asgjë nuk na pengon për të marrë zyrën e Bashkisë. Voltana Ademi duhet të lirojë zyrën e Bashkisë”, ka deklaruar Valdrin Pjetri.

I  pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e opozitës për shtimin e votave në kuti, ai është shprehur se “Nuk jam në dijeni të këtyre anomalive.

Kam marrë 10.2% të votave dhe në demokraci kjo është e mjaftueshme për të qenë kryetar bashkie”.

p.s. 10.2% thote Valdrini, por se si vajti deri ne ate shifer, ate vetem KQZ e di.