Brazili fiton për herë të 9-të në histori Kupën e Amerikës

Brazili fitoi për herë të 9-të në histori Kupën e Amerikës pasi mposhti në finale 3-1 Perun, pas festës nuk munguan dhe thumbimet për Leo Messin i cili akuzoi fort se ky është një kampionat i manipuluar: “Messi është një jashtëtokësor, askush nuk mund tia mohoj këtë por në rrethana të tilla duhet të këtë më shumë respekt. Duhet të pranoj edhe humbjen, duhet të ruaj qetësinë dhe të flas me respekt”, u shpreh trajneri Titte.

Titte

Më i ashpër në reagimin e tij ishte Thiago Silva: “Fjalët e Messit? Është e vështirë të interpretoj fjalët e dikujt që pas humbjes akuzon për të shmangur përgjegjësitë. Kur Barcelona fitoi 6-1 kundër PSG, fal një arbitrimi qesharak, askush nuk tha gjëra të tillë, në asnjë moment. Duhet të respektosh historinë. Ne kemi 5 yje dhe asnjë prej tyre nuk i kemi vjedhur”, u shpreh Thiago Silva.

Dani Alvesh

Për Brazilin kjo ishte një mbrëmje e veçantë, rikthen të festojnë në tokën e tyre, një sukses që i mungonte prej 12 vitesh. Një mbrëmje e veçante ishte dhe për Dani Alves i cili festoi trofeun e 40 në karrierë, një rekord absolut për çdo lojtar.
(BalkanWeb)