Spiropali kalon në ekstazë dhe i thotë Ilir Metës: O i marrë, o budalla!

0

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ose zëdhënësja e famshme e Rilindjes, Elisa Spiropali ka gjithë ditën që i është qepur me bukë në torbë Ilir Metës.

Rreth orës 3 pasdite, zonja Elisë, shkroi në rrjetet sociale këto fjalë:

Salvador Haxhi Qametaj e ktheu deri javën e kaluar figurën e Presidentit të Republikës në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane. Ndërsa qëkur nisi disfata totale është kthyer në shëmbëlltyrën e mëshirueshme të atij që qesh kot se i duket se po sheh dritë në fund të tunelit, që në fakt është treni tjetër që po i vjen përballë“.

Tetë orë më vonë, në emisionin “Open”, zonja Elisë, u shpjegoi të ftuarve se Ilir Meta po shkarkohet.

– Është në shkarkim e sipër nuk është koha të bëjë shakatorin. Në rast se bën të njëjtën gjë dhe pret rezultate të ndryshme o je i marrë o je budalla,”– tha ministrja.

Elisa Spiropali, është e vetmja Rilindase, që nuk e ka kuptuar, se çfarë i ka ndodhur në 30 Qershor asaj dhe Komandantit të Legjionit të nderit, Gjergj Kastriot Skënderbeut, Edi Rama.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author