Ilir Meta kërkon ndihmë nga Trump

0

Në letrën e tij të urimit drejtuar presidentit Trump, me rastin e festës kombëtare të SHBA, 4 korrikut ( 243-vjetorit të Ditës së Pavarësisë), presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ndër të tjera mes rreshtave ka shprehur një shqetësim dhe ka parashtruar, edhe një kërkesë.

Presidenti i vendit kërkon nga Trump, që SHBA të rrisë edhe më shumë praninë e saj në Shqipëri. Pavarësisht se në këtë letër-urim kortezie nuk ka se si të flitet në asnjë rresht për atë që po ndodh në vendin tonë, Ilir Meta, nuk ka harruar që të theksojë rëndësinë e një ndërhyrje më të madhe dhe të qartë të presidentit Trump dhe SHBA në këtë situatë.

“Duke Ju falënderuar, Zoti President, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tim, në shërbim të vlerave demokratike, të drejtave themelore të njeriut dhe zhvillimit ekonomik, dua të theksoj rëndësinë që ka rritja e pranisë së SHBA-së në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, i shkruan Meta presidentit Trump, mes të tjerave.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author