Braçe: Votat e pavlefshme janë vota kundër nesh

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, deklaroi se votat e pavlefshme që u regjistruan në zgjedhjet lokale 2019 janë shumë dhe, sipas tij, ato janë vota kundër qeverisë.

“Votat e pavlefshme janë shumë dhe duhet të jemi realistë: ato janë vota kundër. Duhen lexuar shumë mirë nga secili prej kandidatëve dhe nga PS-ja për të kuptuar se çfarë nuk ka funksionuar në këtë aspekt. Faktori i parë ka lidhje me qeverisjen; faktori i dytë mund të jetë qeverisja vendore, ka shumë të pakënaqur sidomos në zonat rurale për infrastrukturën; faktori i tretë mund të jenë kandidatët”, u shpreh Braçe.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of