Pas katrahurës kujtohet Soreca/ Qeveria dhe opozita, urgjent në dialog
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të ulen urgjentisht në dialog.
Soreca thotë se është koha që të ecet përpara me Reformën në Drejtësi.
“Është koha që qeveria dhe opozita dhe institucionet të tregojnë maturi politike dhe në mënyrë urgjente të angazhohen në dialog politik për të tejkaluar situatën.
Është gjithashtu koha të ecet përpara me implementimin e reformës në drejtësi.
Fokusohuni tani në ngritjen e SPAK dhe ktheni Gjykatën Kushtetuese Funksionale.
Pasi të përfundojë rigorozisht verifikimi i kandidatëve, SPAK do të lejojë që të përmirësojë më tej luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërsa gjykata do të jetë në gjendje të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese, duke përfshirë çështjet e zgjedhjeve.
Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë çdo ditë,”-shkuan Soreca në Twitter.