Muçi sulmon Edi Ramën: Po përdor edhe djalin tënd të mitur, Zahon, njësoj si satrapët!

0

Mustafa Nano është nga ata analistë, që për hir të së vërtetës vetë-deklarohet hapur si mbështetës Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij. Por për të ruajtur aureolën e “të pavarurit”, herë pas here edhe gjen të meta në punën e tij.

Këtë herë Nano ka konstatuar një “marrëzi” të Ramës, të bërë direkt pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Sipas tij përdorimi nga kryeministri i emrit të djalit të tij të mitur, Zahos, në fjalimin e mbajtur pas mbylljes së votimeve të 30 qershorit është një marrëzi e denjë vetëm për satrapë dhe mbretër. Nano thotë gjithashtu, se kryeministri nuk do duhej ta bënte këtë, pasi nuk ka pse ta përdorë fëmijën në funksion të PR (propagandës) së tij

“Menjëherë pas zgjedhjeve në 30 qershor, Rama mbajti një fjalim dhe në fund ai falenderoi pjesëtarët e familjes së tij se nuk e kuptoj se ç’lidhje kanë më zgjedhjet. Nuk ka arsye pse duhet t’i di unë emrat, po ja që i di dhe në fund Zahon dhe iu referua Zahos edhe për një shprehje që Zaho paska thënë. Kjo për mua është marrëzi. Kryeministri nuk do duhej ta bënte këtë nuk ka pse ta përdorë fëmijën e vet në funksion të PR të tij.

Ndodh vetëm me familjet mbretërore dhe satrapat dhe mbretërit. Rama mbret nuk është. Familja mbretërore dhe gjithë Britania i di emrat e fëmijëve të familjes Mbretërore, të Dukës e Dukeshës. E ka ditur që në momentin e parë. Kjo është traditë e njohur në Britaninë e Madhe sepse britanikët janë të interesuar të dinë çdo gjë se një ditë ata mund të bëhen mbretër dhe me këtë shpjegohet dhe interesi. Britanikët duan dhe meritojnë të jenë të informuar me pinjollët e familjes mbretërore, ndërsa burrat e shtetit ruajnë privatësinë e fëmijës së tyre”, ka sulmuar  Mustafa Nano, Edi Ramën për këtë marrëzi sipas tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author