Mero ose “Mendero Baze pas kepucës”

0

Nga Elio Laze

Se çlloj personazhi ke qënë ti në rini e di ti por e dinë dhe ata qe të mbajtën afër. Se si flisje dhe përflisje shoke e të fejuarat e tyre janë bëma që nuk të harrohen kollaj. Se si intrigoje dhe shënoje “gola” as kjo nuk harrohet. 
Por shpejt u harrove nga shokët e miqtë sepse ndryshimet e sistemit erdhën dhe ti si një kërmill pa guacke fillove zvarritjen tënde. Lëpi e lëpi arrite të ngjiteshe si “Mendero në këpucën e doktorit”. 
Këtu fillove të drejtohesh. Bëre lek dhe pushtet. Abuzove dhe me besimin e doktorit i cili verbërisht të besoi. Bëre manovrën e famshme me Beson e Tajvanit që gjasme i shite gazetën tënde ku më pas u punesove aty. Po të flas për vitin 2005. Sapo kishte ardhur doktori në qeveri e ti ishe “eminenca gri” e tij. 
Kur e merrje në telefon në mes të seancës plenare dhe i thoje: “Dil e thuaj këtë këtë për Erjon Braçen, mbyllja gojën atij kurve”. 
Dhe doktorri të dëgjonte. 
Pastaj bëre feste kur të sollën fotot e Erion Veliajt, të Arbi Maznikut e të Mjaftistëve të tjerë të veshur si femra me geta dhe cicore. I botove në gazetë dhe ishe i lumtur që ja fute “atij pederastit” siç thoje dhe vetë. Po flasim për të njëjtin person që sot të ka punësuar djalin në bashki. 
Ti Mendero nuk u ndale. Një tjetër festë bëre kur te erdhi lajmi nga USA dhe fotoja e Gregor Rames i sëmurë dhe i shtruar në spital. 
Pate kundërshti nga doktori dhe PD-ja, por ti nuk u ndale. I botove në gazetë dhe ishe i lumtur që djali i atij që ty të përdor sot, ishte i sëmurë rëndë. 
E keshtu, shkuan vitet mes drrurit që herë pas here ke ngrënë, lëpirjeve që kurrë nuk i le dhe “golave” që shënon sa herë ke mundësi. 
U ndërruan pushtetet dhe ti mbete Mendero. Thjesht nderrove këpucën që ishe ngjit. Nga këpucet serioze te Berishës u ngjite si Mendero në atletet e Ramës. 
Ke vite që bën shpifësin profesionist dhe me dhjetra herë je kapur gafil. Por ti nuk ndalesh. 
Dje pas konferencës për shtyp të Presidentit të Rëpublikës, tutori yt, ai me çitjane që punon kryeministër, të urdhëroi të lehësh. 
Dhe ti lehe. Sërish duke gënjyer. Bëre një shkrim ditën e sotme. Dhe more përsipër që të flasësh edhe për punët e Europës dhe të zgjedhjeve ne Parlamentin Europian dhe për drejtuesit e rinj që pritet të zgjidhen http://ëëë.gazetatema.net/…/salvini-e-orban-miqte-radikale…/. E hapa dhe e lexova. Zbulova që grupi puçist kundër Edi Ramës dhe Sorosit qënka zgjeruar. Përveç Bashes dhe Presidentit të Republikës na qënka bashkuar dhe dyshja Salvini-Orban. Dhe të katërt këta paskan dështuar të vendosin “zarin e tyre” në krye të Komisionit Europian. 
Bëra disa kërkime të thjeshta poshtë e përpjet dhe gjeta këtë letër me të cilën po shoqeroj shkrimin. 
Sërish paske gënjyer. Në asnjë rradhë të kësaj letre nuk flitet për atë që ti po shpif, por për një emër tjetër, që në fakt ishte i preferuari i Gjermanisë dhe Francës. Dhe i Sorosit sigurisht. 
Dhe kërkesa e Viktor Orban është marrë në konsideratë dhe sot doli emri i ri në skenë. Një zonjë, që nuk ka asnjë lidhje me spekulantin financiar George Soros. Dhe kjo ju ka tërbuar. Jo ty natyrisht. Sepse ti je i vogël për këto intriga ndërkombëtare. Por tërbuan tutorin tënd të rradhës, atë plakun me çitjane. 
Kështu i dashur Mendero Baze. Pas një deti me dëme që i bëri këtij vendi, Edi Ramës po i vjen “ngordhja” politike. 
Po ti? Kur të ikë ky, pas këpucës së kujt do të ngjitesh?

Fotografia e Elio Laze
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author