KE NUK PRANON RIKTHIMIN E VIZAVE PËR SHQIPËRINË

Aktualitet

Komisioni Europian nuk pranon kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen”, ka bërë me dije zëdhënësi i KE.

Parlamenti hollandez, votoi pro dhe i kërkoi qeverisë rikthimin e vizave për shqiptarët dhe mosqarkullimin e tyre të lirë në Europë.

Më pas parlamenti i kërkoi qeverisë së Hollandës që t’i drejtohej Komisionit Europian me qëllim rikthimin e vizave për shqiptarët por një gjë e tillë i është refuzuar nga KE.

Shqiptarët mund të vazhdojnë të lëvizin lirisht nëpër Europë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?