Veliaj/ 8002 vota më pak se 4 vite më parë. 10740 vota të dala të pavlefshme

Ashtu siç edhe pritej në këtë garë pa kandidatë, Erion Veliaj ka fitur duke marrë 94.21 për qind të votave.

Sigurisht që ky nuk është lajmi që pritej, pasi në një garë kur garon i vetëm, nuk ka fitues tjetër.

Por ajo që vihet re është fakti se Erion Veliaj ka marrë më pak vota se në vitin 2015, kur u zgjodh kryebashkiak për herë të parë.

Në përfundim të numërimit të votave në 919 kuti numërimi, Veliaj ka marrë 8002 vota më pak se 4 vite më parë.

Por duke shtuar këtu edhe 10740 vota të dala të pavlefshme, del që Erion Veliaj të ketë marrë 18742 vota më pak se në vitin 2015.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author