Tre mitet që goditi Meta

0

Bledi KASMI

Pa qetësi dhe pa dashuri, Ilir Meta e zhveshi presidencën nga gjuha e drunjtë tradicionale e deklaratave burokratike të këtij institucioni dhe i dha sot formën e një kështjelle prej nga ku mbrohet dhe nga frëngjitë e saj goditet me top.

30 Qershori ka dhënë mesazhe të fortë që Presidenti po i lexon më instiktin e tij të vjetër politik.. 85% e qytetarëve e kanë injoruar atë dhe nuk shkuan të votojnë. Të paktën 3 përqind të tjerë i kanë zhkarravitur fletët e votimit në shenjë urrejtje ndaj detyrimit për ti dërguar me pahir në këto qendra votimi.

Eshtë një ndryshim stategjie. Ilir Meta ka kuptuar se gjuha e ftohtë e një institucioni që i drejtohet qytetarëve për medalje mirënjohje nuk funksionon më. Presidenca nga sot ka veshur një uniformë luftarake politike.

Meta ka goditur tre mite që prej shumë vitesh janë kthyer në një formë nënshtrimi, duke e ndrydhur dhe frustuar vullnetin popullor. Janë tre mite që flitet gjithnjë në tryeza kafenesh, por kurrë nuk lejohet që në mediat e kapura të shndërrohen në një debat të fortë publik dhe politik.

Miti i parë që Meta goditi sot nga pozicioni i Presidentit të Republikës është ai i një pjese të diplomatëve që prej vitesh kanë lënë pas kostumin e tyre të diplomacisë dhe kanë veshur atë të guvernatorëve që tallen dhe injorojnë njerëzit e këtij vendi si të jenë skllevër të kohëve moderne.

Dikush duhet tu tregojë kufijtë. Vendet e tryre janë mike dhe partnere. Ata mund të japin meszhe në takime zyrtare dhe informale, larg syrit të publikut dhe kjo do të ishte e pranueshme, por mënyra e komunikimit të tyre si shtojcë e zyrës së propagandës në Kryeministri është irrituese, ofenduese dhe poshtëruese për një vend të lirë dhe qytetarët e saj sot në vitin 2019, plot 30 vite pas rrëzimit të diktaturës.

Për këtë takëm të vogël diplomatësh nuk kanë rëndësi që 85% e shqiptareëve nuk kanë shkuar në kutitë e votimit. Për ta e rëndësishme është që të legjitimojnë një regjim kriminal në mbi kokat e shqiptarëve, qoftë nën petkun e të ashtuquajturit “stabilokraci” qoftë edhe në anën tjetër “ryshfetokracisë”.

Miti i dytë që është goditur sot nga zyra e Presidentit është ai i të ashtuquajturës reformë në drejtësi, për të cilën Meta gjatë kohës që drejtonte LSI ka bërë gabimin fatal të votimet të tre ligjeve në Parlament, tre vite më parë në një kohë që opozita e braktisi Kuvendin duke qenë e qartë për pasoajat që do të kishin mbi deformimin e reformës në drejtësi.

Tani është e qartë për këdo se nuk ka reformë në drejtësi. Ajo është manovra më e rrezikshme për nënshtrim dhe fillimin e gjyqeve politike ndaj kundrështarëve . Goditja e kësaj reforme me argumenta juridikë duhet të kthehet në një debat të fortë publik dhe politik në mënyrë të qartësimit të opinionit.

Miti i tretë që u godit nga zyra e Presiudentit është ai i Xhorxh Soros, njeriu që e konsideron këtë popull dele dhe mendon se mund të bëjë një ekspriment duke e nënshtraur dhe duke instaluar diktaturën sorosiane nën drejtimin e njeriut me kartelë.

Goditja e tij nuk është më thjesht dhe vetëm në rrethe shoqërore , por një çështje që duhet trajtuar në mënyrë institucionale përmes kthimit edhe kjo në një debat publik.

Rrëzimi i këtyre tre miteve të rreme që po mbajnë peng të ardhmen e këtij vendi është dhe duhet të kthehet në një prioritet të të gjithë shoqërisë nëse do të duam të mos jemi më peng i tyre.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author