Presidenti Meta kërcënon Xhorxh Soros/ Do më kesh përballë

Duke folur para gazetarëve, Meta u shpreh se Shqipëria nuk është e racës së Xhorxh Sorros, por e racës së Avni Rustemit, Mic sokolit, madje dhe Vojo Kushit.

‘Kam dhe një mesazh për Xhorxh Sorros, sepse ai socialist është në pikëpamje, dua ti them zotit Sorros, do t’ia them edhe nga afër, që t’i gëzojë ato medaljet e veta, se Shqipëria nuk është i racës së tij, por i racës së Avni Rustemit, Mic sokolit, madje dhe Vojo Kushit.

Qesh kjo kushurira ime, por unë jam gati të bëj testin e shëndettit mendor. Madje edhe testin e drogës. Ndërsa për testin e shqiptarit e dinë ata që e kanë bërë dhe do ta bëjnë në çdo kohë.

Unë kam lindur shqiptar dhe do vdes shqiptar. Ka vetëm një zgjidhje. Le t’i lërë ato fitoret ai, se ato fitoret i pa gjithë bota, me organizatën socialiste në KQZ, me kolegjin socialist….

Për mua demokracia është e panegociueshme dhe nuk e negocioj me asnjë ambasadë dhe as me gjithë botën’, tha Meta.