AktualitetPolitike

‘MOS E PROVONI KOKËFORTËSINË TIME’, META MESAZH TË PRERË RAMËS

Presidenti, Ilir Meta është duke zhvilluar një konferencë për shtyp nga Presidenca, ndërsa ka propozuar edhe zgjidhjen e krizës, që sipas tij duhet të bëhen në 13 tetor dy palë zgjedhje.

Sakaq, i pyetur më tej nga gazetarët, se kush do i bëjë zgjedhjte e 13 tetorit pasi PS, njeh 30 qershorin, Meta u përgjigj: “Unë besoj përgjigjen e dhashë qartë, kështu që unë jam këtu unë pres. Nëse dikush merre një iniciativë për të zgjidhur këtë krizë unë e mbështes. Kush do të lahet në pishinë le të lahet, por do të marrë faturën për thellimin e kësaj krize”.

Më tej Meta u ndal edhe tek raporti i tij me kryetarn e LSI, Kryemadhi, ndërsa i dha edhe një mesazh Ramës, i cili i referohet si ‘burri i Monikës’.

“Unë flas për veten time, së dyti është mirë të mos e provojë kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim. Unë nuk jam vetëm janë shumë shqiptarë. Rrugë për në Korenë e Veriut Shqipëria nuk ka për të bërë. Kur fliste policia hollandeze dhe kur  e bëri parlamenti hë mo kshu thonin. Kjo krizë nuk e ndihmon Shqipërinë. Do bëjmë shtet apo cirk në Shqipëri. Hajde bëjmë cirk dhe dalim të gjithë me çitjane, me nallane. Dhe në se më thotë burri i Monikës, do i them ‘gruaja e Bilalit’. Unë jam presidenti, nuk më intereson Monika, se ajo hallet e veta dhe të familjes i ka rregulluar. Ajo e ka një pallat atje afër Unazës së Re. Nuk mund të jetojë ky vend nën humoret e Edit. U çmendën njerëzit, kush dëgjoi një kandidat që të thotë një program, dëgjuan vetëm një njeri që foli tërë kohën”, tha Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?