Karizmatiku pengmarrës që po i bien gërmat rrugës

Nga Elio Laze.

Pas tepsisë që mori i vetëm, i hyri me kokë si i babzitur pasurive të vendit, tenderave, koncesioneve apo PPP siç i thërret me përkëdheli, administratës, institucioneve të pavarura, gjyqsorit e deri tek Akademia e Shkencave. Iu turr si një pengmarrës jo si kryeministër. Ndërkohë nxjerr nëpër media zarat e vet të politikës, gazetarisë apo artit që i bëjnë gojore publike duke e etiketuar deri si “Karizmatiku që mahniti Parisin”. 
Në fakt ky po çudit botën. Si një pengmarrës i vendit të vet që i kanë rënë rrugës ca gërma nga fjala karizmatik. 
Ky që mbushi vendin me drogë, u vesh me çitjane takimeve ndërkombëtare, bën si yll Hollywoodi duke zbrit nga çarterat privatë aeroporteve të botës, ky që hap ekspozita zhgarravinash nëpër Amerikë e Gjermani, ky që shan Trump e ironizon këdo që si shkon pas fijeve tutorit të tij plak, ky person karizmatik ka marrë peng vendin tim. 
Ky që nuk njeh media, kundërshtarë, opozitarë, institucione, nder dhe moral. Ky pengmarrës i çdo arterie të vendit tim, guxoi që të marrë peng dhe zgjedhjet. Dhe këtij nuk i thua dot as diktator. Sepse diktatorët kanë një bosht, moral dhe etikë. Ky ska asgjë. Është thjesht një karizmatik që gërmat i ranë rrugës. 
Po tani mor i mjerë, që ke 61 bashki dhe cdo lloj pushteti për vete, ku mendon se do shkosh? Ku mendon se do fshihesh? Nuk do të të shpetojë karizma këtë herë. JO. Sepse as karizmatik ti nuk je më. Gërmat të kanë rënë. 
Vërtet i mendon shqiptarët si vetja? Vemje, pa karakter dhe të fëlliqur? Kush do të të fale faktin që je thjesht një pengmarrës i vendit tënd? 
Kush do të të falë faktin se që nga materniteti deri në varreza ti i ke marrë peng dhe kudo korr përfitime? 
Kush mendon se do të ta bëjë hallall gjakun e djemve që u vranë dhe u zhdukën nëpër Shqipëri sepse ti vendose ta bëjë vendin në hambar droge për përfitime personale? 
Kush mendon se të bekojë që i nxorre familjarët zvarrë për të votuar për ty dhe për bandën tënde që po na mbani peng? 
Askush o pengmarrës. 
Ti vërtet more 60 bashki dhe aq vota sa deshe. Por ti vulose përfundimisht që nga karizmatiku që ishe, një pjesë e gërmave të kanë rënë rrugës. 
Gërmat të lanë, tani mblidh plaçkat dhe ik mahnit sërish Parisin!